Rreth Nesh
Rovigo Solutions është një agjenci inovative e marketingut digjital me bazë në Tiranë, e cila fokusohet në krijimin e zgjidhjeve moderne për rritjen dhe zhvillimin e pranisë online të bizneseve. Përmes një qasjeje të integruar në dizajn, zhvillim teknologjik dhe strategji digjitale, synojmë të ofrojmë shërbime me standarde të larta.
Në kuadër të zgjerimit të ekipit tonë, jemi në kërkim të një UI/UX Developer me aftësi të shkëlqyera në dizajnin e ndërfaqeve dhe eksperiencës së përdoruesit, i cili do të luajë një rol kyç në zhvillimin e produkteve digjitale dhe optimizimin e përvojës së klientëve tanë
Përgjegjësitë Kryesore
- Zhvillimi dhe optimizimi i faqeve web duke përdorur HTML, CSS dhe JavaScript.
- Implementimi i dizajneve moderne dhe funksionale bazuar në specifikimet e UI/UX Designer.
- Puna e ngushtë me ekipin e zhvillimit të softuerit për të siguruar funksionalitet dhe performancë optimale.
- Optimizimi i përvojës së përdoruesve duke zbatuar praktikat më të mira në dizajn dhe zhvillim.
- Testimi dhe korrigjimi i problemeve për të siguruar funksionalitet të plotë dhe pa defekte.
- Implementimi i API-ve për të ndërlidhur front-end me back-end.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
- Diplomë në Inxhinieri Informatike, Shkenca Kompjuterike ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë pune prej të paktën 2 vitesh në rolin e Front-End Developer ose në një pozicion të ngjashëm.
- Aftësi të avancuara në HTML, CSS dhe JavaScript.
- Eksperiencë në framework-e si Vue.js, React ose Angular.
- Njohuri të mira mbi konceptet e dizajnit responsiv dhe optimizimin për pajisje të ndryshme.
- Përvojë në përdorimin e mjeteve të versionimit si Git.
- Aftësi për të punuar në një mjedis bashkëpunues dhe të ndjekur praktikat më të mira të zhvillimit.
- Vetëmotivim, aftësi të mira organizative dhe orientim ndaj detajeve.
Çfarë Ofron Rovigo Solutions
- Mundësi për të punuar në një mjedis dinamik dhe inovativ, me një ekip të pasionuar për teknologjinë dhe krijimtarinë.
- Projekte sfiduese dhe mundësi për të eksperimentuar me teknologjitë më të fundit në dizajn dhe zhvillim.
- Rritje profesionale përmes trajnimeve, kurseve dhe mentorimit nga ekspertë të fushës.
- Një kulturë pune bashkëpunuese dhe përfshirëse, ku kontributi dhe idetë vlerësohen dhe inkurajohen.


