Rreth Nesh
Rovigo Solutions është një agjenci inovative e marketingut digjital me bazë në Tiranë, e cila fokusohet në krijimin e zgjidhjeve moderne për rritjen dhe zhvillimin e pranisë online të bizneseve. Përmes një qasjeje të integruar në dizajn, zhvillim teknologjik dhe strategji digjitale, synojmë të ofrojmë shërbime me standarde të larta.
Në kuadër të zgjerimit të ekipit tonë, jemi në kërkim të një UI/UX Developer me aftësi të shkëlqyera në dizajnin e ndërfaqeve dhe eksperiencës së përdoruesit, i cili do të luajë një rol kyç në zhvillimin e produkteve digjitale dhe optimizimin e përvojës së klientëve tanë
Përgjegjësitë Kryesore
- Zhvillimi dhe mirëmbajtja e API-ve dhe logjikës së aplikacioneve duke përdorur Python dhe framework-e si Django ose Flask.
- Dizajnimi dhe optimizimi i databazave relacionale dhe NoSQL si PostgreSQL, MySQL, ose MongoDB.
- Integrimi i sistemeve të ndryshme dhe implementimi i shërbimeve mikro (microservices).
- Optimizimi i kodit për të siguruar performancë dhe siguri të lartë.
- Bashkëpunimi me front-end developer-at dhe ekipet e tjera për të siguruar një funksionim të qetë të aplikacioneve.
- Implementimi i praktikave më të mira për sigurinë e të dhënave dhe menaxhimin e aksesit.
- Testimi dhe debug-imi i aplikacioneve për të identifikuar dhe korrigjuar problemet.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
- Diplomë në Inxhinieri Informatike, Shkenca Kompjuterike ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë pune prej të paktën 2 vitesh në rolin e Back-End Developer ose në një pozicion të ngjashëm.
- Ekspertizë në Python dhe njohuri të thelluara në Django ose Flask.
- Përvojë në punën me RESTful APIs dhe GraphQL.
- Njohuri në Docker, Kubernetes, ose teknologji të tjera për orkestrimin e aplikacioneve.
- Përdorim i Git për versionim dhe bashkëpunim në zhvillim.
- Kuptim i mirë i strukturave të të dhënave dhe algoritmeve.
- Njohuri mbi shërbimet cloud si AWS, Google Cloud, ose Azure është një avantazh.
- Aftësi për të punuar në një mjedis bashkëpunues dhe orientim ndaj detajeve.
Çfarë Ofron Rovigo Solutions
- Mundësi për të punuar në një mjedis dinamik dhe inovativ, me një ekip të pasionuar për teknologjinë dhe krijimtarinë.
- Projekte sfiduese dhe mundësi për të eksperimentuar me teknologjitë më të fundit në dizajn dhe zhvillim.
- Rritje profesionale përmes trajnimeve, kurseve dhe mentorimit nga ekspertë të fushës.
- Një kulturë pune bashkëpunuese dhe përfshirëse, ku kontributi dhe idetë vlerësohen dhe inkurajohen.


