Rreth Nesh
Rovigo Solutions është një agjenci inovative e marketingut digjital me bazë në Tiranë, e cila fokusohet në krijimin e zgjidhjeve moderne për rritjen dhe zhvillimin e pranisë online të bizneseve. Përmes një qasjeje të integruar në dizajn, zhvillim teknologjik dhe strategji digjitale, synojmë të ofrojmë shërbime me standarde të larta.
Në kuadër të zgjerimit të ekipit tonë, jemi në kërkim të një UI/UX Developer me aftësi të shkëlqyera në dizajnin e ndërfaqeve dhe eksperiencës së përdoruesit, i cili do të luajë një rol kyç në zhvillimin e produkteve digjitale dhe optimizimin e përvojës së klientëve tanë
Përgjegjësitë Kryesore
- Krijimi, zhvillimi dhe zbatimi i strategjive efektive për platformat kryesore të mediave sociale (Facebook, Instagram, LinkedIn, TikTok, Twitter, etj.).
- Planifikimi dhe publikimi i përmbajtjeve kreative dhe tërheqëse, në përputhje me objektivat e markës dhe audiencës së synuar.
- Analizimi i performancës së fushatave të mediave sociale duke përdorur mjete si Meta Business Suite, Google Analytics, dhe platforma të tjera analitike.
- Optimizimi i përmbajtjes për të maksimizuar shikueshmërinë dhe angazhimin e ndjekësve.
- Menaxhimi i komunitetit online duke përgjigjur komenteve dhe mesazheve në mënyrë strategjike për të ndërtuar një lidhje të fortë me audiencën.
- Organizimi dhe ekzekutimi i fushatave të reklamimit me pagesë në platformat sociale për të rritur ndërgjegjësimin dhe konvertimet.
- Bashkëpunimi me ekipin e dizajnit dhe marketingut për të krijuar përmbajtje vizuale dhe video që tërheqin vëmendjen e ndjekësve.
- Qëndrimi i përditësuar me trendet e reja në marketingun digjital dhe aplikimi i tyre në strategjitë e klientëve.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
- Diplomë në Marketing, Komunikim, Media Digjitale ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë pune prej të paktën 2 vitesh në menaxhimin e mediave sociale ose në një rol të ngjashëm.
- Aftësi të shkëlqyera në krijimin e përmbajtjes dhe storytelling për platformat digjitale.
- Ekspertizë në përdorimin e mjeteve të menaxhimit të mediave sociale si Hootsuite, Buffer, Meta Business Suite, etj.
- Njohuri të thella mbi algoritmet e platformave sociale dhe teknikat e optimizimit të angazhimit.
- Përvojë në krijimin dhe menaxhimin e fushatave me pagesë në Facebook Ads, Instagram Ads, LinkedIn Ads dhe TikTok Ads.
- Aftësi të forta analitike për të interpretuar të dhënat dhe për të përmirësuar strategjitë e marketingut.
- Aftësi të mira për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar projekte në një mjedis dinamik.
- Kreativitet dhe mendim strategjik për të gjeneruar ide inovative që tërheqin audiencën.
Çfarë Ofron Rovigo Solutions
- Mundësi për të punuar në një mjedis dinamik dhe inovativ, me një ekip të pasionuar për teknologjinë dhe krijimtarinë.
- Projekte sfiduese dhe mundësi për të eksperimentuar me teknologjitë më të fundit në dizajn dhe zhvillim.
- Rritje profesionale përmes trajnimeve, kurseve dhe mentorimit nga ekspertë të fushës.
- Një kulturë pune bashkëpunuese dhe përfshirëse, ku kontributi dhe idetë vlerësohen dhe inkurajohen.


