Rreth Nesh
Rovigo Solutions është një agjenci inovative e marketingut digjital me bazë në Tiranë, e cila fokusohet në krijimin e zgjidhjeve moderne për rritjen dhe zhvillimin e pranisë online të bizneseve. Përmes një qasjeje të integruar në dizajn, zhvillim teknologjik dhe strategji digjitale, synojmë të ofrojmë shërbime me standarde të larta.
Në kuadër të zgjerimit të ekipit tonë, jemi në kërkim të një UI/UX Developer me aftësi të shkëlqyera në dizajnin e ndërfaqeve dhe eksperiencës së përdoruesit, i cili do të luajë një rol kyç në zhvillimin e produkteve digjitale dhe optimizimin e përvojës së klientëve tanë
Përgjegjësitë Kryesore
- Planifikimi, krijimi dhe optimizimi i fushatave PPC (Pay-Per-Click) në Google Ads, Facebook Ads, Instagram Ads, LinkedIn Ads, TikTok Ads dhe platforma të tjera relevante.
- Analiza e fjalëve kyçe dhe implementimi i strategjive efektive për të rritur shikueshmërinë dhe konvertimet.
- Monitorimi i performancës së fushatave dhe optimizimi i tyre për të maksimizuar ROI.
- Krijimi dhe testimi i A/B Split Tests për reklama dhe landinge pages për të rritur performancën.
- Përdorimi i Google Analytics, Meta Business Suite dhe mjeteve të tjera analitike për të gjeneruar raporte dhe për të bërë rekomandime strategjike.
- Menaxhimi i buxheteve të reklamave dhe optimizimi i shpenzimeve për rezultate më të mira.
- Përdorimi i retargeting dhe strategjive të audience segmentation për të përmirësuar angazhimin e klientëve.
- Bashkëpunimi me ekipin e dizajnit dhe përmbajtjes për të krijuar reklama vizualisht tërheqëse dhe me mesazhe të qarta.
- Qëndrimi i përditësuar me ndryshimet në algoritmet e reklamave dhe trendet e reja të industrisë për të siguruar avantazh konkurrues.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
- Diplomë në Marketing Digjital, Ekonomi, Analizë të Tregut ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë prej të paktën 2 vitesh në menaxhimin e fushatave PPC ose një rol të ngjashëm.
- Ekspertizë në Google Ads, Meta Ads (Facebook & Instagram), LinkedIn Ads dhe platforma të tjera të reklamimit online.
- Aftësi të avancuara në Google Analytics, Google Tag Manager dhe Google Data Studio.
- Eksperiencë në optimizimin e fushatave për CPC, CPA, ROAS dhe metrika të tjera kyçe.
- Njohuri mbi SEO dhe ndikimin e tij në fushatat e PPC është një avantazh.
- Përvojë në menaxhimin dhe analizimin e buxheteve të reklamave për rezultate maksimale.
- Aftësi të mira analitike për të interpretuar të dhënat dhe për të marrë vendime të bazuara në performancën e reklamave.
- Kreativitet dhe aftësi për të hartuar strategji të targetuara dhe reklama me impakt të lartë.
Çfarë Ofron Rovigo Solutions
- Mundësi për të punuar në një mjedis dinamik dhe inovativ, me një ekip të pasionuar për teknologjinë dhe krijimtarinë.
- Projekte sfiduese dhe mundësi për të eksperimentuar me teknologjitë më të fundit në dizajn dhe zhvillim.
- Rritje profesionale përmes trajnimeve, kurseve dhe mentorimit nga ekspertë të fushës.
- Një kulturë pune bashkëpunuese dhe përfshirëse, ku kontributi dhe idetë vlerësohen dhe inkurajohen.


