Rreth Nesh
Rovigo Solutions është një agjenci inovative e marketingut digjital me bazë në Tiranë, e cila fokusohet në krijimin e zgjidhjeve moderne për rritjen dhe zhvillimin e pranisë online të bizneseve. Përmes një qasjeje të integruar në dizajn, zhvillim teknologjik dhe strategji digjitale, synojmë të ofrojmë shërbime me standarde të larta.
Në kuadër të zgjerimit të ekipit tonë, jemi në kërkim të një UI/UX Developer me aftësi të shkëlqyera në dizajnin e ndërfaqeve dhe eksperiencës së përdoruesit, i cili do të luajë një rol kyç në zhvillimin e produkteve digjitale dhe optimizimin e përvojës së klientëve tanë
Përgjegjësitë Kryesore
- Krijimi i materialeve vizuale për media sociale, website, reklama dixhitale, broshura dhe materiale të tjera marketingu.
- Zhvillimi i identiteteve vizuale për markat dhe klientët duke përdorur elemente të dizajnit modern.
- Përdorimi i mjeteve të dizajnit si Adobe Photoshop, Illustrator, InDesign, Canva, etj.
- Bashkëpunimi me ekipin e marketingut për të krijuar grafika që përmirësojnë komunikimin vizual të fushatave.
- Zhvillimi i koncepteve kreative dhe krijimi i dizajneve që përputhen me vizionin e markës.
- Optimizimi i vizualeve për platformat digjitale dhe print, duke siguruar cilësi të lartë dhe përputhshmëri teknike.
- Krijimi i animacioneve të thjeshta ose vizualizimeve interaktive është një avantazh.
- Qëndrimi i përditësuar me trendet e fundit të dizajnit dhe aplikimi i tyre në punën e përditshme.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
- Diplomë në Dizajn Grafik, Arte Pamore, Multimedia ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë pune prej të paktën 2 vitesh në dizajn grafik ose në një rol të ngjashëm.
- Njohuri të avancuara të Adobe Photoshop, Illustrator dhe InDesign.
- Aftësi për të krijuar dizajne moderne, kreative dhe të orientuara drejt përdoruesit.
- Njohuri mbi formatet e skedarëve për media sociale, print dhe web.
- Përvojë në krijimin e materialeve për reklama digjitale dhe marketing të bazuar në dizajn.
- Aftësi për të punuar në një mjedis bashkëpunues dhe për të menaxhuar projekte me afate të përcaktuara.
- Njohuri bazë mbi Motion Graphics dhe animacion është një avantazh.
- Sy për detajet dhe aftësi për të sjellë ide të reja dhe inovative në dizajn.
Çfarë Ofron Rovigo Solutions
- Mundësi për të punuar në një mjedis dinamik dhe inovativ, me një ekip të pasionuar për teknologjinë dhe krijimtarinë.
- Projekte sfiduese dhe mundësi për të eksperimentuar me teknologjitë më të fundit në dizajn dhe zhvillim.
- Rritje profesionale përmes trajnimeve, kurseve dhe mentorimit nga ekspertë të fushës.
- Një kulturë pune bashkëpunuese dhe përfshirëse, ku kontributi dhe idetë vlerësohen dhe inkurajohen.


