Rreth Nesh
Rovigo Solutions është një agjenci inovative e marketingut digjital me bazë në Tiranë, e cila fokusohet në krijimin e zgjidhjeve moderne për rritjen dhe zhvillimin e pranisë online të bizneseve. Përmes një qasjeje të integruar në dizajn, zhvillim teknologjik dhe strategji digjitale, synojmë të ofrojmë shërbime me standarde të larta.
Në kuadër të zgjerimit të ekipit tonë, jemi në kërkim të një UI/UX Developer me aftësi të shkëlqyera në dizajnin e ndërfaqeve dhe eksperiencës së përdoruesit, i cili do të luajë një rol kyç në zhvillimin e produkteve digjitale dhe optimizimin e përvojës së klientëve tanë
Përgjegjësitë Kryesore
- Hartimi dhe zhvillimi i wireframes, prototipeve dhe ndërfaqeve interaktive për aplikacione dhe website.
- Krijimi i dizajneve moderne dhe funksionale duke u bazuar në kërkesat e klientëve dhe praktikat më të mira të industrisë.
- Bashkëpunimi me ekipet e zhvillimit të softuerit, marketingut dhe dizajnit për të siguruar një qasje të integruar në krijimin e produkteve digjitale.
- Zhvillimi i dizajneve të optimizuara për pajisje të ndryshme dhe garantimi i një eksperience konsistente të përdoruesit.
- Analizimi i sjelljes së përdoruesve dhe përdorimi i të dhënave për të përmirësuar ndërfaqen dhe përvojën e përdoruesit.
- Implementimi i UI të pastërta dhe funksionale duke përdorur HTML, CSS dhe JavaScript, si dhe teknologji të tjera relevante.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
- Diplomë në Inxhinieri Informatike, Dizajn Digjital, Shkenca Kompjuterike ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë pune prej të paktën 2 vitesh në rolin e UI/UX Developer ose në një pozicion të ngjashëm.
- Ekspertizë në Figma, Adobe XD, Sketch ose mjete të tjera për krijimin e prototipeve.
- Aftësi të avancuara në HTML, CSS dhe JavaScript. Njohuri në Vue.js, React ose Angular janë një avantazh.
- Kuptim i thellë i parimeve të dizajnit të orientuar te përdoruesi (user-centered design) dhe metodologjive të testimit të përdoruesve.
- Përvojë në dizajnin responsiv dhe optimizimin për pajisje të ndryshme.
- Aftësi për të analizuar feedback-un e përdoruesve dhe për të zbatuar përmirësime të bazuara në të dhëna.
- Vetëmotivues, aftësi të mira organizative dhe orientim ndaj detajeve.
Çfarë Ofron Rovigo Solutions
- Mundësi për të punuar në një mjedis dinamik dhe inovativ, me një ekip të pasionuar për teknologjinë dhe krijimtarinë.
- Projekte sfiduese dhe mundësi për të eksperimentuar me teknologjitë më të fundit në dizajn dhe zhvillim.
- Rritje profesionale përmes trajnimeve, kurseve dhe mentorimit nga ekspertë të fushës.
- Një kulturë pune bashkëpunuese dhe përfshirëse, ku kontributi dhe idetë vlerësohen dhe inkurajohen.


